RTSH 24 Live

Ekonomi

Kartoni jeshil me Malin e Zi, 50 euro në vit për udhëtarët e shpeshtë në vendin fqinj

8 orë para

Kartoni jeshil me Malin e Zi, 50 euro në vit për udhëtarët e shpeshtë në vendin fqinj

Kartoni jeshil me Malin e Zi, 50 euro në vit për udhëtarët e shpeshtë në vendin fqinjTarifa e re 50 euro me afat 1-vjeçar për shqiptarët që udhëtojnë drejt Malit të Zi është mirëpritur nga qytetarët, të cilët do të kenë lehtësira duke filluar nga 1 shkurti i këtij viti.

Për shkodranët, që punojnë çdo ditë në Mal të Zi, ky është një lajm gëzueshëm, sepse nuk do të paguajnë më siguracionin 15 euro i vlefshëm për 14 ditë.

Kjo masë pritet të ketë ndikim në shkëmbimet ekonomike mes dy vendeve.

"Është gjë e mirë. Kemi paguar 365 euro në vit dhe të paguajmë 50 euro është shumë mirë. Unë dal përditë," thotë një qytetar.

Tashmë qytetarët shqiptarë do të mund të lëvizin drejt Malit të Zi duke paguar më pak për siguracionin e makinës.

Kartoni jeshil është një dokument sigurimi ndërkombëtar, që mbulon përgjegjësitë e drejtuesve të mjeteve me targa shqiptare në rast aksidenti gjatë qarkullimit jashtë territorit të vendit.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/