RTSH 24 Live

Ekonomi

SEPA - përfitues kryesorë, bizneset dhe individët që operojnë me tregjet europiane

8 orë para

SEPA - përfitues kryesorë, bizneset dhe individët që operojnë me tregjet europiane

Banka e Shqipërisë së bashku me bankat e nivelit të dytë janë aktorët kryesorë që do të mundësojnë zbatimin e SEPA-s.

Prej më shumë se një viti ato janë duke punuar për ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme të pagesave, në mënyrë që të sigurohet përputhshmëria me standardet për pagesat e këtij regjimi të ri.

Por cilët janë përfituesit kryesorë dhe si përfitojnë ata?

"Përfitues do të jenë të gjitha subjektet që kryejnë dhe përfitojnë pagesa nga bankat që janë pjesë e SEPA-s. Pagesat janë të shpejta, të unifikuara, dhe procesi ka për të qenë më transparent," tregon Migena Arkaxhiu, drejtore e Produkteve Korporatë.

Për bizneset, SEPA eliminon barrierat për pagesat brenda zonës së saj, duke mundësuar qasje më të lehtë në tregjet europiane.

SEPA do të ndihmojë gjithashtu në formalizimin e ekonomisë, duke ulur përdorimin e parasë fizike dhe duke rritur transparencën në transaksionet financiare.

Në lidhje me remitancat, këto risi e bëjnë më të lehtë dhe më të lirë transferimin e parave.

Gazetar: Omer Saraçi

 

/rtsh.al/