Vijon puna për rehabilitimin e rrugës Fier–Kthesa e Patosit–Ballsh–Fratar.
Punimet u inspektuan nga ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Ky aks rrugor ka qenë në gjendje tejet të amortizuar, pasi prej vitesh nuk ishin kryer investime.
Ministrja theksoi se me përfundimin e rrugës do të lehtësohet jo vetëm lëvizja, por do të kthehet në një vlerë të shtuar edhe për ekonomitë e zonës.
"Kemi shumë familje të kthyera nga emigracioni, që me kursimet janë përgatitur të bëjnë një investim në agroturizëm, por kjo do të bëhet e mundur duke pasur parasysh që tashmë rruga do të rehabilitohet," u shpreh ministrja Balluku.
Segmenti ka një gjatësi prej 43,6 km.
Puna nis nga Fieri deri në Kthesën e Patosit, me gjatësi 5,9 km. Segmenti i dytë përfshin aksin Kthesa e Patosit–hyrje Ballsh, me një gjatësi 17,2 km, ndërsa i treti, daljen Ballsh–Fratar me një gjatësi 19,6 km.
Gazetare: Amela Koçerri
/rtsh.al/