Një vajzë e re ka gjetur vdekjen në Lushnjë pasi ka rënë nga lartësia e një pallati 10 katësh në qendër të qytetit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 minuta të ditës së sotme. Sipas informacioneve të mbledhur nga vendngjarja nga korrespondentja e RTSH-së, viktima nuk është identifikuar ende pasi asnjë nga banorët e pallatit nuk e njeh atë.
Ndërkaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për gjetjen e emrit të saj dhe shkaqet që e çuan të renë të hidhej nga lartësia e pallatit.
/rtsh.al/