RTSH 24 Live

Aktualitet

Hyn në fuqi “Kartoni Jeshil”, 50 euro në vit. I vlefshëm për autoveturat me targa shqiptare, vetëm për në Mal të Zi

3 orë para

Hyn në fuqi “Kartoni Jeshil”, 50 euro në vit. I vlefshëm për autoveturat me targa shqiptare, vetëm për në Mal të Zi

Ka hyrë sot në fuqi vendimi i Byrosë Shqiptare të Sigurimit për reduktimin e tarifës së “Kartonit Jeshil” në vlerën 50 euro me afat 1-vjeçar, i vlefshëm për autoveturat me targa shqiptare, me të drejtën e udhëtimit vetëm në territorin e Malit të Zi.

Reduktimi i tarifës së “Kartonit Jeshil” ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e shumë banorëve, veçanërisht të bashkive Shkodër dhe Malësi e Madhe, zona kufitare këto me Malin e Zi, qe kanë lëvizje të shpeshta drejt vendin fqinj, kryesisht për arsye biznesi apo edhe punësimi.

Ndërkohë, tarifimi i automjeteve me targa shqiptare, me të drejtën e udhëtimit vetëm në territorin e Malit të Zi për një periudhë 15-ditore, mbetet i njëjtë, në çmimin prej 15 eurosh, siç ka qenë prej vitesh. Ky siguracion mund të blihet në pikat e kalimit kufitar, si në anën shqiptare ashtu edhe në atë malazeze.

“Kartoni Jeshi”l është një detyrim ligjor për drejtuesit e mjeteve, i cili mbulon dëmet që mund të shkaktohen në rast aksidenti gjatë qarkullimit jashtë territorit të vendit.

/RTSH/