Në kalendarin e punimeve të Kuvendit, për muajin shkurt, është planifikuar procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit, pas mbarimit të mandatit të Erinda Ballancës në krye të këtij institucioni.
Ky proces është zvarritur prej gati dy viteve për shkak të mungesës së marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës, pas dështimit të garës së hapur më herët dhe rrëzimit në Kuvend të emrit të Ledion Brahos, dhjetorin e vitit 2022.
Siç edhe është planifikuar në sektorin për kandidaturat për organet drejtuese, data 13 shkurt është planifikuar që në Komisionin e Ligjeve të diskutohen kandidaturat.
Jo zyrtarisht mësohet se shtatë kandidatët për Avokat Populli kanë kaluar filtrin e Komisionit të Ligjeve dhe kanë marrë firmat mbështetëse të deputetëve pasi ky institucion i është lënë opozitës për t’i propozuar ato.
Në shtatë emrat në garë është ajo e Vitore Tusha, Bledar Dervishaj, Tartar Bazaj, Besim Ndregjoni, Dardan Mustadaj, Edison Frangu dhe Erald Aga.
Njëri prej tyre duhet të sigurojë 84 vota në parlament për tu bërë pasuesi i Ballancës që po e mban këtë detyrë edhe pse mandati i saj ka përfunduar.
RTSH