RTSH 24 Live

Sociale

Konkursi për mjekësinë, në testim 23 kandidatë nga diaspora, 30 vende të lira

18/09/2023

Konkursi për mjekësinë, në testim 23 kandidatë nga diaspora, 30 vende të lira

Këtë të hënë provimit të informatizuar të mjekësisë i janë nënshtruar edhe maturantët nga diaspora të cilët synojnë të vijojnë studimet e larta për mjekësi. Universiteti ofron 30 kuota ndërsa janë 23 kandidat që i janë nënshtruar garës.

Admirim Ismaili nga Stuga ka përfunduar shkollën e mesme me drejtim shëndetësor dhe do ti nënshtrohet konkursit të mjekësisë për të realizuar ëndrrën e tij vijimin e  studimeve të larta për mjekësi të përgjithshme

Jam i infiltruar në degën e mjekësisë i di bazat dhe e kam dëshirë që në fëmijëri. Në biologji dhe kimi besoj se do të dal shumë mirë.”, thotë Admirim Ismaili.

Edhe Elton Dalipi nga Struga ka punuar gjatë gjithë viteve të gjimnazit për të arritur të fitoji studimet e larta për mjekësi. Ndryshe nga studentët shqiptar kandidatët e diasporës nuk do të duhet të nënshkruajnë një kontratë që i detyron të punojnë për 5 vite në Shqipëri. 

80% të pyetjeve i kam studiuar, besoj se do ja dal, 9.62 e kam mesataren dhe 30% të shohim kuotat sot.”, thotë Elton Dalipi.

Universiteti ofron 30 kuota në total numër ky më i lartë se ai i kandidatëve që marrin pjesë.   Testi i  digjitalizuar  përbën 30% të peshës së pranimit në Universitetin publik, pasi 70% të vlerësimit e përbën mesatarja e gjimnazit së bashku me atë të provimeve shtetërore.

Gazetare: K.Toroveci

/RTSH/