RTSH 24 Live

Botë

Komploti iranian për të vrarë Netanjahun, arrestohet një biznesmen izraelit i përfshirë

11 orë para

Komploti iranian për të vrarë Netanjahun, arrestohet një biznesmen izraelit i përfshirë

Një shtetas izraelit është arrestuar me dyshimin se ishte i përfshirë në një komplot nga Irani për të vrarë kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë të lartë, thonë shërbimet e sigurisë izraelite.

Policia izraelite dhe inteligjenca vendase thanë se ai kishte vajtur dy herë në Iran dhe mori pagesë për të kryer "misione".

I dyshuari ishte një biznesmen i cili kishte jetuar në Turqi dhe kishte kontakte turke që e kishin ndihmuar atë të futej në Iran.

Tensionet mes Iranit dhe Izraelit janë në rritje, ku nuk kanë munguar as sulmet reciproke me raketa.

/rtsh.al/