RTSH 24 Live

Aktualitet

Kokëdhima: Futbolli shqiptar e ka vendin te televizioni publik, është më i lidhur me shqiptarët

02/09/2024

Kokëdhima: Futbolli shqiptar e ka vendin te televizioni publik, është më i lidhur me shqiptarët

Futbolli rikthehet në shtëpinë e tij. Pas shumë vitesh mungesë, Radio Televizioni Shqiptar ne bashkëpunim me kompaninë Abissnet dhe FSHF rikthen në ekranin e tij ngjarjet më të rëndësishme të futbollit shqiptar nën emrin “Abissnet Superiore”. Elita e futbollit shqiptar për 3 vite radhazi do të jetë në rrjetin e të gjithë shqiptarëve, pa pagesë.

Presidenti i kompanisë Abissnet Koço Kokëdhima u shpreh se është një partneritet që synon të ngrejë në nivelet më të larta ekonominë shqiptare të futbollit dhe të krijoj një platformë ku talentet  e reja të rriten.

Për më tepër Kokëdhima theksoi se të gjitha kampionatet “Abissnet Superiore” do të jenë qartazi simbole të këtij përparimi.

Është një partneritet që synon të ngrejë në nivelet më të larta ekonominë shqiptare të futbollit dhe të krijoj një platformë ku talentet  e reja të rriten jo vetëm të shëndetshëm por edhe ne kontekstin e një industrie shumë konkurruese. Përmes këtij partneriteti ne duhet të ndihmojmë që të rinjtë e Shqipërisë të mos privohen këto ëndrra. Dua të shpreh besimin që të gjitha kampionatet “Abissnet Superiore” do të jenë qartazi simbole të këtij përparimi që suportohet nga ky partneritet dhe i ftoj të gjithë shqiptarët ti besojnë këto kampionate, ti besojnë garat e fëmijëve tanë, djemve dhe vajzave të Shqipërisë dhe ti mbështetim me gjithë zemër duke e kuptuar që mbështetja jonë nuk është thjeshtë një kalim kohe por është një energji shumë ë madhe për të rritur në mënyrë të shëndetshme brezat e ardhshëm. Dua që me këtë rast të falënderoj në mënyrë të posaçme FSHF dhe gjithë përkushtimin e tyre për ta çuar përpara futbollin e Shqipërisë. Zgjedhja e zotit Duka si president i UEFA-s është një mbështetje e madhe për të gjitha këto ambicie që ne ndërtojmë dhe suportojmë edhe përmes këtij partneriteti. Dua te falënderoj në mënyrë shumë të veçantë RTSh dhe zotin Peza për këtë iniciative shumë nderuese për ta dhe për futbollin e Shqipërisë sepse futbolli ynë e ka vendin tek RTSh i cili është televizioni më i lidhur me publikun shqiptar. Falënderoj kryeministrin Edi Rama i cili e ka suportuar këtë partneritet. Ky është vetëm një hap sepse mendoj shumë hapa të tjerë duhen bërë përpara”, u shpreh Presidenti i kompanisë Abissnet Koço Kokëdhima.

/rtsh.al/