RTSH 24 Live

Letërsi

Klodian Briçi është shpallur fitues i Çmimit të madh “Andersen”

28/02/2023

Klodian Briçi është shpallur fitues i Çmimit të madh “Andersen”


Përkthyesi shqiptar Klodian Briçi është shpallur fitues i Çmimit të madh “Andersen”, për përkthimin “Përrallat e Andersenit” (101 përralla). Çmimi është dhënë nga Komiteti “Andersen” në Danimarkë.

Lajmi është publikuar në rrjetet sociale nga ministrja e Kulturës Elva Margariti. "Është kënaqësi të ndash jo vetëm me dashamirësit e letërsisë, lajmin e mirë se për herë të parë, Shqipëria është shpallur fituese e Çmimit të madh “Andersen”, që jepet çdo vit nga Komiteti “Andersen” në Danimarkë" shkruan zonja Margariti.

Ajo vlerëson se ky është një çmim i merituar nga Klodian Briçi, përkthyes i mbi 40 veprave të rëndësishme nga letërsia e botërore në gjuhën shqip. "Tashmë edhe Shqipëria është në hartën e përkthimeve më të mira të Andersenit" shkruan ministrja e Kulturës Elva Margariti.

 

/ rtsh.al /