RTSH 24 Live

Politikë

Çipa: Nëse politika pengon integrimi, qëllimi kryesor i tyre është ruajtja e “ status kuos ”

30/10/2024

Çipa: Nëse politika pengon integrimi, qëllimi kryesor i tyre është ruajtja e “ status kuos ”

Analisti Aleksandër Çipa deklaroi në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1, se opozita me aksionin  e saj politik të ndërmarr së fundmi po strukturon akuzat e saj kundrejt mazhorancës.

Por sipas tij, e vënë në dukje dhe nga eurodeputetët të ardhur në Shqipëri në kuadër të Komunitetin Stabilizim Asocimit, kjo situatë politike mund të sjell pasoja për procesin e integrimit.

Kjo u pa edhe në debatin substancial në Komunitetin e Stabilizim-Asocimit, ku  europarlamentarët paralajmëruan se kjo situatë sjell pasoja për procesin. Ndaj unë them se nëse kjo klasë politike do të shkaktoi sërish vonesë në procesin e integrimit të shqiptarëve atëherë kjo nuk është më një qëllim politik por kjo është një manovër e njohur e tipit tranzicionist për të ruajtur “status kuon”  e tyre në një Shqipëri të pabërë, dhe në një Shqipëri me procese të bllokuara të integrimit”.

Duke analizuar zhvillimet e fundit politike në kampin opozitar ne lidhje me aksionin e tyre, ai deklaroi se opozita është duke manifestuar protesta por duket sikur e ka përjashtuar mosbindjen civile.

Çipa u shpreh se nga pjesëmarrja në protestën e djeshme, në të gjithë pikat e grumbullimit, kishte pjesëmarrje të konsiderueshme, por sa do të zgjasin këto protesta?, sa do të zgjas ky aksion politik? sepse po ngushtohet koha e ardhjes së fushatës zgjedhore.

 “Mosbindja civile është që mos të respektosh ligjin, institucionet dhe të ndjekësh refuzimin në ccdo raport me qeverisjen. Por dhe policia ndoqi të njëjtin gjë duke mos treguar ndonjë agresin gjatë zhvillimit të protestës së djeshme. 

 

/rtsh.al/