RTSH 24 Live

Politikë

Shpërthen Beqiri: Protestat bëhen për hallin e Berishës, Metës, Nokës. Po i bëjnë varrin vetes

3 orë para

Shpërthen Beqiri: Protestat bëhen për hallin e Berishës, Metës, Nokës. Po i bëjnë varrin vetes

Avokati Idajet Beqiri, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, deklaroi se protestat e PD dhe PL nuk bëhen për qytetarët, por për hallet me drejtësinë që Berisha, Meta, Noka dhe Vokshi.

Sipas tij, shqiptarët e kuptojnë se këto protesta s’kanë hall as te qeveria teknike, sepse po të ishte për vjedhje votash e bënte PD-ja në 2009 dhe në 2013 kur i vodhi votat ashiqare.

“Këto protesta bëhen për hallet e Berishës dhe Metës dhe të atyre që janë me procedime penale. Ka hall Flamur Noka me pasuritë që po i hetohen. Edhe Albana Vokshi është nën hetim për paratë që kanë blerë pallate e vila. S’kanë halle për publikun. Bllokojnë rrugën, marrin peng jetën e qytetarëve. Nuk janë halle të publikut si do lirohet Berisha. Nuk janë protesta e as mosbindje civile. Protestat kanë mesazhe për  kategoritë sociale që duan të mbështesin. Bëjnë protesta të dhunshme, se e dinë që s’ka qeveri teknike.  Duan qeveri teknike në tavolinë. Kjo nuk bëhet. Ka ligje dhe Kushtetutë. Duhet ta bësh me ligje, jo duke bllokuar rrugët.”, tha Beqiri.  

/rtsh.al/