RTSH 24 Live

Politikë

Nesturi: Kjo opozitë do të ishte më e besueshme pa këto lloj protestash

3 orë para

Nesturi: Kjo opozitë do të ishte më e besueshme pa këto lloj protestash

Analisti Plator Nesturi në emisionin “3D”, ka komentuar protestën e mbajtur nga opozita, një ditë më parë. Sipas tij, opozita nuk e ka të nevojshme të shtojë numrin e protestave, por t’i tregojë qytetarëve që janë alternativë e mirë për t’u zgjedhur si qeverisës.

Është  drejta e opozitës që të bëjë protesta. Pyetja që shtrohet nuk është numri i protestave që bën, por fakti sa je rregulluar brenda vetes dhe sa bëhesh t’i i fuqishëm përballë qytetarit që këta të fundit të ndejnë që ti je alternativë apo një forcë që mund të fitosh me apo pa qeveri teknike. Një opozitë e fortë nuk ka nevojë për shumë zhurmë. Pas një periudhe të gjatë, me betejat brenda partisë,  PD nuk i dha kohë vetës për të përmirësuar mekanizmat e brendshme sepse edhe bashkimi ishte mekanik. Nxitimi që menjëherë pas kësaj situate për të vajtur tek opozitat, pavarësisht se çfarë kanë kaluar, për mua vinin me mesazhin që PD është e fortë", tha Nesturi.

/rtsh.al/