RTSH 24 Live

Letërsi

‘’Martin Camaj, përndjekja dhe liria’’, autorja Vera Camaj sjell dëshmi të panjohura kurrë më parë

15/10/2024

‘’Martin Camaj, përndjekja dhe liria’’, autorja Vera Camaj sjell dëshmi të panjohura kurrë më parë

“Martin Camaj, përndjekja dhe liria”, libri që risjell në vëmendje figurën e shquar të albanologjisë dhe letërsisë shqiptare, u promovua këtë të martë në praninë e familjarëve, studiuesve dhe lexuesve të krijimtarisë së Martin Camajt, si dhe personaliteteve të jetës letrare dhe kulturore nga Shqipëria dhe diaspora.

Autorja Vera Camaj, e cila njëkohësisht është edhe mbesa e shkrimtarit, përmes dokumenteve origjinalë, përpiqet të hedhë dritë mbi veprën e shkrimtarit dhe albanologut të njohur Martin Camaj, duke sjellë fakte, ngjarje dhe dëshmi për jetën e tij, të panjohura kurrë më parë.

Autorja kërkon të përcjellë qëndresën intelektuale të Martin Camajt në diktaturë, sagën e përndjekjeve ndaj tij, që prej kohës kur ai ishte mësues në Shkodër, por edhe përgjatë veprimtarisë së tij letrare dhe albanologjike që pati jashtë kufijve të Shqipërisë.

Libri botohet në 99 vjetorin e lindjes së poetit Martin Camaj dhe 32 vjet pas ndarjes nga jeta.

/rtsh.al/