Preç Zogaj bën bashkë miq të tij dhe pedagogë të letërsisë në universitetin e Gjirokastrës për të prezantuar botimin e fundit “Në çdo pasqyrë na sheh mëkati”.
Në faqet e tij autori përmbledh poezi të krijuara që në rininë e hershme e deri në ditët e sotme, duke na ofruar më të mirat e 4 dekadave krijimtari.
Nga referuesit, në këtë aktivitet të organizuar nga universiteti “Eqrem Çabej”, Preç Zogaj u vlerësua si një nga poetët më të mirë shqiptar, vargjet e të cilit lexohen me endje nga të gjithë brezat.
Preç Zogaj, përveç poezive ka shkruara tre vëllime me tregime, tri novela dhe gjashtë romane si dhe 9 libra publicistikë rreth zhvillimeve politike shoqërore në Shqipëri gjatë periudhës së demokracisë.
/rtsh.al/