RTSH 24 Live

Letërsi

Promovohet libri “Brezi i artë i aktrimit”, histori të personazheve të kinematografisë shqiptare

08/10/2024

Promovohet libri “Brezi i artë i aktrimit”, histori të personazheve të kinematografisë shqiptare

Është promovuar libri “Brezi i artë i aktrimit “nga regjisori i shquar dhe ish - drejtuesi i Teatrit “Skampa”, Miho Gjini .

Në këtë botim, autori është përpjekur të ndërthurë disa copëza historike të 21 personazheve të shquara të kinematografisë shqiptare.

Regjisori është përpjekur të tregojë jo vetëm anën historike, por dhe anën profesionale të cilën zor se mund ta gjejmë në literaturën e Akademisë së Arteve. Qëllimi i këtij libri sipas autorit mbetet rikthimi i artit në kujtesën e brezave të ardhshëm.

“Eksperienca  e krijuar vlen gjithmonë për brezat e rinj“, shprehet autori.

Në këtë promovim ishin të ftuar dhe artistë jo vetëm të dalë nga teatri “Skampa”, por dhe të kinematografisë shqiptare.  Ata shprehen tepër të kënaqur pasi forma e shkruar nga kritiku Miho Gjini është një shërbim që i bëhet artit shqiptar .

Në këtë promovim, artistët u rikthyen në kohë duke përmendur dorën e hekurt të diktaturës e cila mbante të bllokuar lirinë e tyre të të shprehurit. Të pranishëm nuk ishin vetëm artistët e vjetër kontribues në artin shqiptar, por dhe studentët e sapo diplomuar në Akademinë e Arteve.

/rtsh.al/