RTSH 24 Live

Letërsi

Autobiografia e Harris vjen në shqip, Linda Rama: E bukura e demokracive është që populli vendos

12/11/2024

Autobiografia e Harris vjen në shqip, Linda Rama: E bukura e demokracive është që populli vendos

“Të vërtetat që mbartim” është autobiografia e Kamala Harris, zv.presidentes në detyrë të SHBA, e cila vjen në shqip e përkthyer nga Alda Bardhyli dhe Monika stafa dhe me autore të parathënies, Znj Linda Rama. Ky libër rrëfen historinë frymëzuese të një gruaje mbi supet e së cilës qëndron shpresa e një kombi të tërë.

Ajo është zëvendëspresidentja e parë grua, por edhe me ngjyrë e SHBA-së. Autorja e parathënies së autobiografisë znj, Linda Rama foli gjatë promovimit të librit për përjetimet e saj.

“Përgjatë leximit ajo që më bënte përshtypje ishte që karriera e saj ishte kaq graduale, kaq logjike dhe kaq domethënëse sa hera herës kisha nota mosbesimi dhe thoja ky është një manual se si duhet të jetë një prokuror apo një guidë se si duhet të jetë një politikan", tha Rama.

Ajo u ndal dhe të humbja e Harris, teksa tha se gjithçka ndodhi siç e donte populli amerikan. Kjo është e bukura e demokracive, tha Linda Rama, duke shtuar se është populli ai që vendos.

Kjo është bukuria e demokracisë që populli të vendosë. Tranzicioni jona në 30 vite na ka mësuar që populli nuk gabon", tha Rama.

Në këtë libër Kamala Harris, rrefehen udhëtimin e saj të pakrahasueshëm me të tjerë si bijë e një emigranteje indiane dhe një Xhamajkani, e cila ia doli të bëhej prokurore e përgjithshme e Kalifornisë.

/rtsh.al/