RTSH 24 Live

Kuzhinë

Kështu bëhet sërish e freskët sallata e gjelbër e vyshkur

16/11/2020

Kështu bëhet sërish e freskët sallata e gjelbër e vyshkur

Sallata e gjelbër në tryezë në shumë shtëpi është ndër sallatat më të dëshiruara, sepse niveli i mirë i thartirës nga ajo jep energji.

 

Mirëpo, kjo perime me fletë është shumë e ndjeshme, dhe nëse nuk ruhet siç duhet, fletët e saj shpejt do të vyshken. Aq më tepër, do të kënaqeni me shijen e gjelbër, sikur sapo ta kishit blerë, transmeton Telegrafi.

Është e thjeshtë!

∙ Qitni ujë të ftohtë në një enë dhe shtoni një lugë sheqer.

∙ Qitni fletët e sallatës në atë ujë të ëmbëlsuar dhe lëreni të qëndrojnë rreth 10 minuta.

∙ Në fund shkurtimisht shpëlani me ujë të ftohtë.

Si ka sukses ky truk?

Qelizat bimore janë të mbushura me ujë, dhe të rrethuara me membranë rezistuese ndaj ujit – e cila është e padepërtueshme për molekulat e kripës dhe të sheqerit.

Për ta barazuar dallimin në përqendrimin, uji i ftohtë hyn nëpër membranë në brendësinë e qelizave të ujit, dhe sërish bëhen “si të reja”.

Në këtë mënyrë, fletët e vyshkura sërish do të bëhen të freskëta dhe të shijshme.

Këshillë për ruajtje të sallatës

Depozitimi i drejtë i sallatës së gjelbër është shumë me rëndësi, në mënyrë që të pengoni vyshkjen e parakohshme të fletëve.

∙ Vendosni letër të njomë kuzhine në një leckë të njomur, mbështilleni sallatën dhe futeni në frigorifer.

∙ Ky truk do të jetë edhe më efikas nëse në leckë spërkatni edhe pak uthull alkooli apo lëngu limoni.