RTSH 24 Live

Kuzhinë

7 ushqimet që mund t'i mbani në shtëpi për vite

16/01/2025

7 ushqimet që mund t'i mbani në shtëpi për vite

Disa ushqime kanë një jetëgjatësi të jashtëzakonshme dhe mund të ruhen për vite, madje edhe përjetësisht, nëse ruhen siç duhet. Këto ushqime janë ideale për emergjenca, rezervime ushqimore dhe përdorim afatgjatë.

Oriz i bardhë - Ndërsa orizi kaf mund të zgjasë vetëm rreth gjashtë muaj për shkak të vajrave të tij, orizi i bardhë mund të mbahet për një kohë të pacaktuar. Për sa kohë që është i mbyllur mirë dhe i mbajtur larg lagështirës​.

Mjaltë - Një nga ushqimet e vetme që në fakt zgjat përgjithmonë dhe është e natyrshme është mjalti. Mënyra se si prodhohet nga bletët e bën të vështirë rritjen e baktereve dhe mënyra se si përpunohet dhe mbyllet vetëm sa shton jetëgjatësinë e saj të pafundme. Mjalti më i vjetër i gjetur ndonjëherë ishte 5500 vjeçar.

Salcë soje - Për shkak të fermentimit dhe përmbajtjes së lartë të natriumit, salca e sojës e pahapur nuk do të skadojë kurrë. Megjithatë, nëse e keni hapur shishen, mos u shqetësoni ajo do të qëndroj në frigorifer për më shumë se një vit.

Vera e kuqe - Jo të gjitha verërat krijohen të barabarta. Ndërsa verërat komerciale mund të zgjasin nga një deri në tre vjet, vera e mirë do të qëndrojë për dekada. Sidoqoftë, vera duhet të jetë e pahapur.

Kripa – Kripa është një ndër ushqimet të cilat nuk skadojnë asnjëherë për më tepër ajo ndihmon dhe në ruajtën e ushqimit për më gjatë, për sa kohë që nuk laget, ajo nuk do të prishet kurrë.

Ton i konservuar - Toni i konservuar ka një jetëgjatësi mjaft të gjatë. Ai gjithashtu zgjat rreth dy deri në pesë vjet pas datës së tij të skadencës.

Uthulla - Përbërësit acidikë të uthullës e bëjnë atë të ruhet vetë, kështu që afati i saj i ruajtjes është kategorizuar nga Instituti i Uthullës si "pothuajse i pacaktuar". Disa lloje mund të ndryshojnë ngjyrat, por shija mbetet e paprekur.

/rtsh.al/