RTSH 24 Live

Kuzhinë

Përfitimet e ushqimeve të papërpunuara dhe të gatuara për një dietë të shëndetshme

06/01/2025

Përfitimet e ushqimeve të papërpunuara dhe të gatuara për një dietë të shëndetshme

Ka shumë argumente të forta për të konsumuar ushqime të papërpunuara, por edhe përfshirja e ushqimeve të gatuara në dietë ka rëndësi për një ekuilibër të shëndetshëm. Ushqimet e papërpunuara, si frutat, perimet, drithërat dhe frutat e thata, shpesh janë të pasura me vitamina, minerale dhe fibra që mund të humbasin gjatë procesit të gatimit. Ato gjithashtu ruajnë enzimat natyrore që mund të jenë të dobishme për sistemin e tretjes.

Nga ana tjetër, gatimi ka përfitime të tjera. Disa ushqime, si perimet dhe bishtajoret, përmbajnë përbërës që janë më të lehta për t'u absorbuar pas përpunimit termik. Po ashtu, gatimi mund të shkatërrojë bakteret dhe mikrobe të dëmshme që mund të ndodhen në ushqim, duke e bërë atë më të sigurt për konsum.

Një dietë e ekuilibruar që përfshin të dyja, ushqime të papërpunuara dhe të gatuara, është më e përshtatshme për të siguruar marrjen e lëndëve ushqyese të nevojshme dhe për të mbajtur një sistem të shëndetshëm.

Qepë - Qepët janë të mbushura me antioksidantë. Ekspozimi i qepëve në nxehtësi zvogëlon përfitimet e fitokimikave që mbrojnë nga kanceri. Përbërësit sulfurik në qepët e papërpunuara mund të ndihmojnë gjithashtu në uljen e niveleve të kolesterolit, duke nxitur prodhimin e insulinës dhe duke ndihmuar në prishjen e mpiksjes së gjakut.

Kastravec - Gatimi i kastravecit jo vetëm që do të ndikojë në strukturën e tij, por edhe do të reduktojë përmbajtjen e tyre ushqyese.

Alga deti - Algat e detit janë të mbushura me jod, magnez, hekur dhe kalcium. Gatimi i tyre mund të zvogëlojë vlerën ushqyese. Një studim i vitit 2011 i botuar në Gazetën Kërkimore të Tiroides zbuloi se zierja e algave redukton deri në 90% të përmbajtjes së jodit.

Vaj ulliri - Vaji i ullirit është i pasur me vitaminë E dhe antioksidantë, të cilët mund të ndikohen nga nxehtësia. Sidoqoftë, është e sigurt të gatuani me të.

Specat e kuq - Këto janë të ulëta në kalori dhe të pasura me vitaminë B6, vitaminë E, magnez dhe veçanërisht vitaminë C. Specat e kuq duhet të konsumohen të papërpunuara, pasi gatimi i tyre do të reduktojë shumë lëndët ushqyese, veçanërisht vitaminat B dhe C.

Brokoli - Gatimi mund të rrisë nivelet e përbërësve që luftojnë kancerin të njohur si glukozinolate, si dhe t'i lehtësojë ato në rrugën e tretjes.

Hudhra - Hudhra përmban shumë  antioksidantë dhe përbërës sulfurik, të cilët janë vërtetuar se kanë një sërë përfitimesh shëndetësore. Gatimi mund të shkatërrojë këto përbërje sulfurike antikancerogjene.

Karota - Gatimi mund të ndihmojë në përthithjen e beta-karotenit, i cili më pas shndërrohet në vitaminë A. Por ngrënia e karotave të papërpunuara është shumë e dobishme.

/rtsh.al/