RTSH 24 Live

Politikë

Këshillat/ Vijon numërimi në Vlorë, PS kryeson me 33 mandate

16/05/2023

Këshillat/ Vijon numërimi në Vlorë, PS kryeson me 33 mandate

Vijon numërimi i votave për Këshillat Bashkiakë, ku Partia Socialiste ruan një epërsi të dukshme duke siguruar deri më tani 33 mandate.

PS ka marrë 59.91% të votave, ndërsa ndiqet nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” që ka marrë 16.64% të votave, 9 mandate, më pas vjen PD me 6.20% të votave, 3 mandate.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka marrë 2 mandate, ndërsa PAA, PDS, PR dhe Aleanca Progresiste LZHK kanë marrë nga 1 mandat.

/rtsh.al/