RTSH 24 Live

Politikë

Këshillat/ Garë e ngushtë mes PS dhe “Bashkë Fitojmë” në Tropojë

16/05/2023

Këshillat/ Garë e ngushtë mes PS dhe “Bashkë Fitojmë” në Tropojë

Teksa janë numëruar më shumë se gjysmat e Qendrave të Votimit, gara për Këshillat Bashkiakë në Tropojë mes PS dhe “Bashkë Fitojmë” është shumë e ngushtë.

Sipas të dhënave të KQZ, PS ka një epërsi duke siguruar 14.22% të votave, konvertuar në 4 mandate, ndërsa “Bashkë Fitojmë” ka marrë 11.85% të votave, konvertuar në 4 mandate. Bindja Demokratike dhe Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet kanë marrë nga 2 mandate.

Kanë marrë nga 1 mandat secila Partia Unitet Kombëtar, Lëvizja punëtore Shqiptare, Partia Aleanca Demokratike, LZHK, PSD, PDS, Partia Lëvizja e Legalitetit, PR dhe PAA.

/rtsh.al/