RTSH 24 Live

Sociale

Kërkesa për produktet e fshatit, në Palokastër vazhdon tradita kultivimit të fruta-perimeve

01/07/2024

Kërkesa për produktet e fshatit, në Palokastër vazhdon tradita kultivimit të fruta-perimeve

Në fshatin Palokastër në Gjirokastër, banorët vazhdojnë traditën e kultivimit të perimeve frutave të stinës së vreshtave e të tjera.

Një prej tyre është, 74 vjeçari Mihal Çami i cili vazhdon prej gati 12 vitesh të përkujdeset për këto kultura të ndryshme bujqësore.

Ai thotë se prodhimi që merr nga to është i kënaqshëm dhe se për produktet bio të fshatit, kërkesat janë të larta.

Nuk më mungon asnjë lloj fruti pa patur. Po ashtu dhe perimet i kemi të gjitha. Ka kërkesa, po të kesh mall i marrin", tha Çami..

Palokastra ka njerëz tepër punëtorë të cilët edhe pse tashmë janë kryesisht të moshuar vazhdojnë të punojnë tokat dhe të kultivojnë këto kultura.

Gazetare: Boralda Gjyli

/rtsh.al/