RTSH 24 Live

Aktualitet

Piu fostoksinë para SPAK, ndërron jetë 63-vjeçari Pal Trashaj

03/07/2024

Piu fostoksinë para SPAK, ndërron jetë 63-vjeçari Pal Trashaj

Ka ndërruar jetë 63-vjeçari Pal Trashaj, i cili një ditë më parë piu fostoksinë para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas informacioneve siguruara nga RTSH, bëhet me dije Trashaj ka ndërruar jetë, një ditë pas shtrimit në reanimacion.

Një ditë më parë, 63-vjeçari, i cili është një nga viktimat e Micro Credit Albania, kërkoi të takohej me kreun e SPAK, Altin Dumanin.

Ai u pa në hyrje të godinës me një çantë me dokumente në dorë.

Më herët RTSH-ja ka intervistuar Trashajn, i cili ka treguar historinë se si u fundos me mikrokredi nisur nga një kredi të cilën e pati shlyer në një bankë të nivelit të dytë. Paratë ishin vjedhur nga punonjësit, të cilët u dënuan për këtë vepër.

Në një intervistë të datës 29 maj 2024 dhënë për RTSH ai ka treguar vuajtjet që po kalonte. Edhe pse ka paguar kredinë për shkak se ky këst ishte vjedhur nga punonjësit e bankës të nivelit të dytë, persona të cilët u dënuan për këtë vepër. Kredia e tij mbeti e pa shlyer dhe i kaloj MCA dhe nga 650 milion të vjetra ka paguar 4 milion. Sikur të mos mjaftonte edhe pse ka një vërtetim që ka mbyllur detyrimin financiar me një vendim nga gjykata Puke është bërë sërish vlerësimi i shtëpisë së tij. Për shkak të kësaj fatkeqësie Trashaj kishte shprehur se nuk i ka mbetur me asnjë zgjidhje tjetër.

Trashaj e kishte paralajmëruar këtë akt të rëndë duke treguar se nuk kishte më zgjidhje tjetër. “Jemi shkatërruar,” tha ai në intervistën për RTSH-në.

Mikro Kredit Albania la pas shumë viktima, një ndër ta edhe Pal Trashajn i cili u vetëflijua. 

/rtsh.al/