Gjallëria e Karnavaleve ka thyer monotoninë e ditëve të shkurtit në Shkodrës prej disa ditësh me atmosferën e vet festive. Aktivitetet e pjesës së parë të ditës u përkasin fëmijëve dhe të rinjve të kopshteve dhe shkollave të qytetit.
Vendas e të huaj i gjen bashkë çdo ditë në pedonale.
“Vij nga Gjermania. Çfarë atmosfere e bukur këtu në Shkodër për Karnavale. Po argëtohem”, shprehet turisti.
Festa e vërtetë përjetohet në mbrëmje. Orkestra shëtitëse shoqëruar nga ballot e çifteve me maska veneciane sjellin tingujt e këngëve shkodrane në rrugët e qytetit.
Edicioni i 164-të i Karnavaleve të Shkodrës ul siparin të dielën e 23 shkurtit.
Gazetar: M. Gjini
/rtsh.al/