RTSH 24 Live

Kulturë

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

23/02/2025

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka marrë vëmendjen edhe të mediave italiane. Beatriçe Gjergji, e ftuar në një intervist për TGR, ka folur për eksperiencën e saj në Festivalin e Këngës dhe gjithashtu për fitoren e cila për të dhe bashkëpunëtorin Kolë Laca ishte befasi, pasi ata vinin nga muzika elekronike dhe përballja me këngëtarët e afirmuar në Festival dhe konkurrimi me ta, ishte një hap shumë i madh drejt një rruge e cila do ti hapte shumë dyer, rrëfen gjatë intervistës Beatriçe Gjergji. 

Për mediat Italian Beatriçe rrëfen gjithashtu edhe për bashkëpunimin e saj me Kolë Lacën dhe idenë e krijimit të këngës “Zjerm” me motive tradicionale shqiptare e cila u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar dhe diaspora e gjere duke i dhënë fitoren dhe mundësinë për të përfaqësuar vendin tonë në Eurovizion 2025 në Bazel të Zvicrës.

Shkodra elektronike pak ditë më parë ka njoftuar edhe përfundimin e xhirimeve për vidioklipin e këngës “Zjerm” e cila shumë shpejt pritet që të publikohet,   ndërsa gjithashtu Grupi Shkodra elektronike ka zbuluar edhe datat e turit që do të përshkojnë përpara se të përformojnë në Eurovizion 2025.

/rtsh.al/