RTSH 24 Live

Aktualitet

Raporti vjetor, Holta Zaçaj: Kërkova informacion nga SPAK për gjyqtarë nën hetim

3 orë para

Raporti vjetor, Holta Zaçaj: Kërkova informacion nga SPAK për gjyqtarë nën hetim

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ka kërkuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) informacion për nisje të ndonjë hetimi për gjyqtarët e kushtetueses. Në një deklaratë për mediet, ndërsa po bënte bilancin e punës së institucionit që ajo drejton, për vitin 2024, Zaçaj bëri me dije se i ka dërguar një shkresë kreut të SPAK, Altin Dumanit, ku e informon se nuk ka dijeni për ndonjë gjyqtar që mund të ketë ushtruar ndikim të të papërshtatshme nga ndonjë avokat, funksionar politik e publik.

Me kërkesë për informacion për ndonjë kallëzim apo hetim ndaj ndonjë gjyqtari përsa kohë vendimet e pretenduara i referohen një vendimmarrje konkrete të gjykatës ku vetë SPAK është palë.

Shkresa u dërgua 19 shkurt, ende s’kemi përgjigje zyrtare nga SPAK.

Si kryetare e GJK informova z.Dumani se s’jam vënë në dijeni nga asnjë gjyqtar për ndonjë ndërhyrje apo ushtrim të ndonjë forme ndikimi të papërshtatshme nga ndonjë avokat, funksionar politik e publik”, deklaroi Zaçak.

Kjo e fundit renditi më tej disa nga çështjet të cilat Gjykata ka vlerësuar si jokushtetuese përgjatë vitit që lamë pas.

Në këtë kuadër, një theks të veçantë iu kushtua të drejtës kushtetuese të pakicës parlamentare në drejtim të ngritjes së komisionit hetimor ashtu dhe të ushtrimit efektiv të saj përmes hetimit parlamentar.

Gjykata konstatoi jokushtetues boshllëkun ligjor të shkaktuar nga mungesa e reflektimit në ligj  të rregullit të bashkëpunimit kushtetues mes shumicës e pakicës parlamentare.

Jokushtetues u gjet dhe boshllëku ligjor i shkaktuar nga mungesa e garancive të plota procedurale për të garantuar të drejtën e pakicës parlamentare për kontroll efektiv parlamentare.

Gjykata duke vënë theksin në rëndësinë e marrjes së provave për ushtrimin e kontrollit parlamentar efektiv, vlerësoi se vendimi i ndërmjetëm për refuzimin e provave të kërkuara nga pakica parlamentare duhet të jetë një rast përjashtimor pasi mund ta bëjë jo efektive të drejtën dhe ushtrimin e vetë funksionit të Kuvendit dhe mund të krijojë përplasje kompetencash.

Gjykata gjeti jokushtetues edhe dispozitat që parashikojnë detyrimin e Kuvendit për të kërkuar leje për thirrjen e dëshmitarëve nga Prokuroria apo Gjykata ashtu edhe të drejtën e dëshmitarëve për të refuzuar dhënien e informacionit pasi cenojnë të drejtën për hetim parlamentar duke e bërë atë iluzive.

Ndërkaq, Zaçaj shtoi se gjatë 2024-ës Gjykata Kushtetuese ritheksoi detyrimin kushtetues për zbatimin ndaj të gjitha organeve shtetërore të vendimeve të saj.

Mbi këtë parim kushtetues, sipas Zaçajt, Gjykata zgjidhi mosmarrëveshjen e kompetencës mes pakicës parlamentare dhe Kuvendit të lindur për shkak të moszbatimit nga ky i fundit të  vendimit të gjykatës për dërgimin e çështjes së deklarimit të papajtueshmërisë së mandatit të një deputeti.

/rtsh.al/