RTSH 24 Live

Aktualitet

Dëmi 33 mln lekë me prokurimet publike, ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi paraqitet në SPAK

3 orë para

Dëmi 33 mln lekë me prokurimet publike, ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi paraqitet në SPAK

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur këtë të hënë (24 shkurt) në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Dyshohet se paraqitja e Roshit të kjetë lidhje me kallëzimin e KLSH mbi parregullsitë në fushën e Urbanistikës dhe prokurimeve të fondeve publike që shkaktonin një dëm në vlerën e  dëm 33 milion lekëve, gjatë kohës që bashkiadrejtohej prej Roshit.

Hetimet u iniciuan nga një kallëzim i Kontrollit të Lartë të Shtetit, dhe fillimisht u ndoqën nga prokuroria e Durrësit që vendosi pushimin e tyre dhe delegim të dosjes në Gjykatën e Posaçme për shkak të moskompetencës.

Sipas gjetjeve të KLSH, bëhet fjalë për shkeljet e gjetura gjatë viteve 2013-2014 në kohën që bashkia e Kavajës drejtohej nga Elvis Roshi. Hetimet u bënë për dy tendera me një dëm 33 milionë lekësh.

Elvis Rroshi drejtoi Bashkinë e Kavajës nga viti 2011 deri në vitin 2016. Elvis Roshi u dorëhoq nga detyra pas ligjit të dekriminalizimit.

/rtsh.al/