RTSH 24 Live

Aktualitet

Papa Françesku në spital, Kisha Orthodhokse: Lutemi që Perëndia i Tërëmirë, t’i japë shërim të shpejtë

3 orë para

Papa Françesku në spital, Kisha Orthodhokse: Lutemi që Perëndia i Tërëmirë, t’i japë shërim të shpejtë

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipëria ka shprehur solidaritetin dhe lutet për shërimin e Papa Françeskut, gjendja shëndetësore e të cilit vijon të jetë kritike.

“Në emër të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, pas lajmit për sëmundjen e Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut, shprehim solidaritetin tonë dhe lutemi që Perëndia i Tërëmirë, në këto momente sprove, t’i japë shërim të shpejtë dhe të plotë për të vazhduar misionin e Tij të rëndësishëm për Kishën Katolike dhe besimtarët e saj në mbarë botën.

“O Zot, Perëndia im, unë të kam thirrur në ndihmë dhe ti më ke shëruar” (Psalmi 30:2)”, thuhet në reagimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale.

Papa Françesku prej 10 ditësh ndodhet i shtruar në spital. Vatikani Vatikani bëri me dije se prej mbrëmjes së djeshme Ati i Shenjtë nuk ka paraqitur më kriza respiratorë, por shtoi se gjendja e tij mbetej kritike.

/rtsh.al/