RTSH 24 Live

Politikë

Kaosi në Kuvend, Gonzato: Djegia e karrigeve, jo mënyra e duhur për të denoncuar mungesën e demokracisë

10/10/2024

Kaosi në Kuvend, Gonzato: Djegia e karrigeve, jo mënyra e duhur për të denoncuar mungesën e demokracisë

Ambasadori i BE Silvio Gonzato ka reaguar lidhur me bojkotin që institucionet e drejtësisë i kanë bërë komisionit “Xhafaj”.

Gonzato bëri apel që pavarësia e institucioneve të drejtësisë të respektohet ndërsa shtoi se BE do të vazhdojë të asistojë komisionin “Xhafaj” për të bërë të mundur konsolidimin e Reformës në Drejtësi.

Nuk mendoj që ata ishin kundër komisionit. Ata gjykuan se kontributi i tyre në punën e komisionit duhet të trajtohej ndryshe. Unë mendoj që media nuk e interpretoi drejtë mënyrën dhe mendimet e përfaqësuesve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gjyqësorit dhe SPAK.

Ajo që është e qartë është fakti që ne duhet të respektojmë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë. Kjo do të thotë që do të nevojitet kontributi I tyre, por do të duhet të konsolidohet Reforma e Drejtësisë e vitit 2016.

Kjo na bëri në që të ndihmonim me ekspertizën tonë për komisionin në mënyrë që të përshpejtohen të gjitha përpjekjet që kanë të bëjnë me parandalimin e korrupsionin, mirëqeverisjen dhe  konsolidimin e Reformës në Drejtësi”, deklaroi ambasadori.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me protestat e opozitës ambasadori u shpreh se ka mënyra të ndryshme për të denoncuar mungesën e demokracisë dhe padyshim që nuk është djegia e karrigeve.

Opozita ka mënyra të ndryshme për të denoncuar mungesën e demokracisë dhe nuk mendoj që djegia e karrigeve është mënyra më e mirë.”, u shpreh ambasadori.

Ambasadori i BE i bëri deklaratat nga Elbasani ku së bashku me Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha dhe Kryetarin e Bashkisë Gledian Llatja vizituan projektin social “Tradita ime Artizanale” i cili ka në fokus mbështetjen e grave dhe vajzave në nevoje dhe i ndërtuar në një nga pronat e sekuestruara të veprimtarive kriminale.

/RTSH/