RTSH 24 Live

Politikë

Java e Europës 2024 - Gonzato: BE, partneri më i madh financiar i Shqipërisë

02/05/2024

Java e Europës 2024 - Gonzato: BE, partneri më i madh financiar i Shqipërisë

2-11 maj në Shqipëri do të zhvillohet Java e Europës 2024, ku në Tiranë, Shkodër dhe Gjirokastër do të mbahen aktivitete të ndryshe ku do të transmetohen vlerat që qëndrojnë në thelb të Bashkimit Europain.

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato tha se temat që do të trajtohet lidhen me gjithë përfshirjen, të drejtat e njeriut dhe larmishmëria e kulturave.

Gonzato tha se BE është partneri më i madh i Shqipërisë, ku ka më shumë se 150 projekte me vlerë 650 milionë euro për zhvillimin e vendit, ndihmën e shtesave në nevojë, arsimin dhe punësimin.

“Lançojmë Javën e Europës 2024 që do organizaot deri më 11 maj. Çdo vit delegacioni i BE feston Javën e Europës për të promovuar vlerat që janë në thelb të projektit europianë. Sivjet zgjodhëm gjithëpërfshirjen, larminë dhe të drejtat e njeriut. 

Jemi përpjekur të promovojmë mundësi dhe shanse për të rinjtë shqiptarë, në mënyrë që t’u ofrojmë atyre të ardhme në Shqipëri. BE është donatori më i madh në Shqipëri, ne jemi partner, partneri më i madh financiarisht. Kemi më shumë se 150 projekte me vlerë 650 mln euro. Ne mbulojmë tema nga më të ndryshme dhe po përpiqemi të punojmë që Shqipëria të bëhet anëtar sa më shpejt të jetë e mundur tregon thellësinë e partneriteti tonë. Projekte që kemi mbështetur kanë të bëjnë me gjithëpërfshirjen sociale, projektet kundër diskriminimit dhe ata që promovojnë të drejtën e arsimit për të gjithë apo për tu punësuar ”, tha Gonzato.

Në fund Goznato foli edhe për lirinë e medias dhe ku ofroi mbështetjen e BE në mbrojtjen e gazetarëve kur bëhen objekt sulmesh e kritikash lidhur me punën e tyre.

“Puna që ju bëni si gazetarë duhet të reagoni për atë që është e drejta e qytetarëve që të jetë i informuar, informacion të bazuar mbi fakte dhe të vërteta. Këto janë gjëra që ju kanë bërë objekt sulmesh dhe kritikash por mund të mbështeteni te BE e cila është gjithmonë krahë jush”, tha ai.

/rtsh.al/