Aktorja e famshme, Jamie Lee Curtis ka njoftuar se familja e saj do të dhurojë 1 milion dollarë si ndihmë ndaj zjarreve që kanë rënë në Los Anxhelos. Ajo ka postuar një mesazh në Instagram ku tha se ka qenë në kontakt me liderë të rëndësishëm të shtetit, përfshirë guvernatorin Gavin Newsom dhe kryebashkiaken Karen Bass, për të ofruar mbështetje. Curtis nënvizoi se reagimi i shërbimeve të urgjencës dhe solidariteti i qytetarëve janë thelbësore për përballimin e kësaj krize.
"Burri im, unë dhe fëmijët tanë kemi premtuar 1 milion dollarë nga fondacioni ynë i familjes për të filluar një fond mbështetjeje për qytetin dhe shtetin tonë të madh dhe njerëzit e mëdhenj që jetojnë atje", tha aktorja.
Me këtë dhurim, familja e saj ka krijuar një fond mbështetjeje për qytetin dhe shtetin e Kalifornisë, duke shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që po luftojnë për të shpëtuar jetët e të tjerëve.
/rtsh.al/