RTSH 24 Live

Sociale

Ja pse turistët zgjedhin Përmetin? Kulinari e pasur, sporte të aventurës, rafting dhe kajak

24/09/2023

Ja pse turistët zgjedhin Përmetin? Kulinari e pasur, sporte të aventurës, rafting dhe kajak

Ky është një vit i pazakontë për turizmin në Përmet. Këtë e dëshmon edhe fakti që ndonëse jemi në fund të muajit shtator “qyteti trëndafilave” pret dhe përcjell çdo ditë turistë nga e gjithë bota.

Edjon Maliqi specialist i turizmit pranë kësaj bashkie shprehet se ky sezon njihet si ndër më të suksesshmit për sa i takon turizmit, i cili në krahasim me vitin e kaluar ka pësuar rritje.  

“Qyteti i Përmetit vazhdon të jetë plot me turistë, kryesisht të huaj. Deri në këto momënt jemi në shifra 1mijë e 700 turistë që kanë vizituar Përmetin”, tha Maliqi.

Turizmi i sporteve të aventurës siç është rafting dhe kajak përgjate lumit Vjosa, turizmi malor, i  kulinarisë, etj, kanë qenë më të preferuarit për turistët.

Sipas Maliqit këtë vit në zonën e Përmetit janë hapur rreth 13 gest haus dhe bujtina të reja si rrjedhoje e fluksit të shtuar të vizitorëve vendas dhe të huaj.

Gazetar: Artur Mata

/rtsh.al/