RTSH 24 Live

Paris 2024

Islam Dudaev i dhuron Shqipërisë medaljen e dytë olimpike, reagimet

11/08/2024

Islam Dudaev i dhuron Shqipërisë medaljen e dytë olimpike, reagimet

Mundësi shqiptar Islam Dudaev i ka dhuruar një tjetër medalje historike vendit në Lojërat Olimpike të Parisit.

29-vjeçari mundi numrin një të botës në peshën 65 kg, Iszmail Muszukajev, në stil të lirë.

"Islam Dudaev i dhuron Shqipërisë medaljen e dytë olimpike me një ndeshje fantastike. Faleminderit kampion!" shkroi presidenti Bajram Begaj në rrjetet sociale.

Kryeministri Edi Rama gjithashtu falënderoi sportistin shqiptar që e bëri gjithë popullin të gëzojë.

"JA EDHE MEDALJA E DYTË OLIMPIKE NË HISTORINË TONËπŸ’₯πŸ₯‰πŸ¦…β€οΈπŸ‡¦πŸ‡±. Kush di të gëzohet le të gëzohet me shumicën dërrmuese të shqiptarëveπŸ˜πŸ‘πŸΏπŸ˜. Kujt nuk di të gëzohet le t’ia njohim meritën e hudhrës që ia mban larg Shqipërisë syrin e keqπŸ§„πŸ€©," reagoi ai në faqen e tij në Facebook.

Për medaljen e dytë olimpike, kryeparlamentarja Elisa Spiropali tha: "Mundësi i skuadrës sonë olimpike Dudaev, do të na sjellë prej “Paris 2024” një tjetër gur të çmuar në gjerdanin e sportit tonë, të Shqipërisë sonë. Mirënjohje kampionit Islam Dudaev!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, e uroi Dudaevin për suksesin që arriti ai dhe mundësi tjetër dje, Valiev. 

"Një urim të përzemërt mundësit Ismail Dudaev për suksesin e shkëlqyer që arriti pas atij që arriti dje mundësi tjetër Valiev. Mirënjohje dhe përgëzime për të dy dhe trajnerit të tyre për këtë rezultat shumë të veçantë!"

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka përcjellë emocionet nga Parisi përmes një fotoje "shqiponjash" me kampionin shqiptar.

"Edhe Islam Dudaev i bronztë! Prapë medalje historike për Sport Klub Tiranën πŸ€πŸ’™ dhe Shqipërinë në Lojërat Olimpike Paris 2024! πŸ‡¦πŸ‡±πŸ‡«πŸ‡·
Fantastikeeee! Forcaaaa!" shkroi z. Veliaj në Facebook.

Të shtunën ishte mundësi tjetër shqiptar, Chermen Valiev, që shkroi historinë në Paris 2024. 

Mundësi kuqezi i dhuroi Shqipërisë medaljen e parë të bronztë në historinë e Lojërave Olimpike. Ai mposhti me rezultatin 6–2 në finalen për medaljen e bronztë Viktor Rassadin nga Taxhikistani në stilin e lirë në mundje në peshën deri në 74 kg.

Garat u transmetuan drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në Radiotelevizionin Shqiptar. 

/rtsh.al/