RTSH 24 Live

Kulturë

Interpretoi në Sanremo një vit më parë me Anna Oxa-n, violonçelisti Iljard Shaba tregon për RTSH momentin emocionues

10/02/2024

Interpretoi në Sanremo një vit më parë me Anna Oxa-n, violonçelisti Iljard Shaba tregon për RTSH momentin emocionues

Në skenën e Ariston po mbahet këtë të shtunë (10 shkurt) nata finale e Sanremo 2024, ndërsa emocionet e Festivalit të 74-të të Këngës Italiane përcillen për publikun shqiptar përmes ekranit të RTSH 1, nën moderimin e Andri Xhahut dhe Elona Jaçellarit.

Në këtë kënd kushtuar Sanremos 2024,  Xhahu dhe Jaçellari kanë sjellë edhe një intervistë të violonçelistit Iljard Shaba i cili një vit më parë preku skenën e Ariston si i ftuari i Anna Oxa-s.

Ka qenë shumë emocionuese duke qenë që Sanremo ka qenë gjithmonë shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar për më tepër të ishe në krah të një këngëtareje si Anna Oxa kishte peshë tjetër. Fakti që ishte live e bënte akoma më shumë emocionuese”, tregoi ai.

I pyetur mbi raportin me këngëtaren e njohur dhe nëse reflekton pas skenë të njëjtën natyrë sikurse dhe në skenë, Jaçellari tha se marrëdhënia mes tyre ishte shumë pozitive.

Të njëjtën sjellje ka edhe në prapaskenë, siç duket në skenë. Në raport pune ishin gjërat e qarta, ishim bashkuar për një qëllim të caktuar që ishte performanca. Marrëdhënia ishte shumë pozitive në aspektin shoqëror. Ajo si artiste që bën performanca të veçanta, u interesua për një artist që ofron një art pak ndryshe, me një instrument që nuk është kaq i përdorur në mënyrë moderne siç e ofroj unë. Ajo pa disa performanca të miat dhe më pas më kontaktoi personalisht”, theksoi violonçelistit.

VIljard Shaba ishte i ftuari i Anna Oxa-s në Sanremo 2023, në natën e bashkëpunimeve, ku këngëtarja zgjodhi që në interpretimin e hitit të saj “Un’emozione da poco” të shoqërohej nga violonçelisti shqiptar.

/rtsh.al/