RTSH 24 Live

Sociale

Incidentet online te fëmijët - Rritje të frikshme rastesh, kërkohen ndryshime ligjore

21/02/2024

Incidentet online te fëmijët - Rritje të frikshme rastesh, kërkohen ndryshime ligjore

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Internet të Sigurtë, grupi i deputetëve “Miqtë e fëmijëve”, me mbështetjen e CRCA-së publikuan numrin e rasteve të incidenteve online te fëmijët.

Ekspertët trëgojnë edhe platformat ku problematikat shfqen më së shumti.

Për ndëshkimin e autorëve abuzues, grupi i deputetëve “Miqtë e fëmijëve”, por edhe përfaqësues të ministrisë së Shëndetësisë kërkuan ndryshime të menjëhershme ligjore.

Gjatë vitit 2023 janë regjistruar 600 raste të raportuara të incidenteve online, ku femrat e kanë raportuar më së shumti fenomenin ndërsa grup-mosha e përfshirë është 14-17 vjeç si dhe 18-24 vjeç.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/