RTSH 24 Live

Sociale

Largimi i të rinjve nga fshati Nartë, që ka probleme furnizimi me ujë të pijshëm

2 orë para

Largimi i të rinjve nga fshati Nartë, që ka probleme furnizimi me ujë të pijshëm

Fshati Nartë edhe pse është një ndër destinacionet  turistike të Vlorës, nuk mjafton për të rinjtë që të qëndrojnë në të. Nga shtatori në qershor, një pjesë e shtëpive të Nartës qëndrojnë të mbyllura, ndërsa në ato që mbeten pas janë moshat e treta, që nuk duan të largohen edhe pse pranojnë se jetesa pa të rinjtë është e vështirë.

Mungesa e furnizimit me ujë kushtëzon edhe më shumë jetesën e tyre ndonëse këtë muaji fshati ka filluar të furnizohet me orare.

Nga ana tjetër Ujësjellës Kanalizime Vlorë thotë se  problemi në fshatin Nartë ka ardhur si pasojë e dëmtimeve në sistemin shpërndarës të ujit në qytet. Megjithatë me përfundimin e projektit me vlerë 22 milionë euro që po implementohet në Vlorë, pritet ti jepet zgjidhje edhe furnizimit të njësive administrative.

/RTSH/