RTSH 24 Live

Sociale

Një ditë vjeshte në fshatin Erind, ku banorët merren me punët e stinës dhe nxjerrjen e rakisë

3 orë para

Një ditë vjeshte në fshatin Erind, ku banorët merren me punët e stinës dhe nxjerrjen e rakisë

Këto ditë vjeshte Radio Televizioni Shqiptar ka udhëtuar drejt fshatit Erind në njësinë administrative Lunxhëri të bashkisë së Gjirokastrës. Aty ku banorët i gjen gjithnjë duke punuar nëpër oborret e shtëpive të tyre. Në këtë muaj të vitit banorët e Erindit mbjellin produktet e stinës siç janë qepët hudhrat e spinaqi, disa nxjerrin rakinë, e të tjerë merren me blegtori dhe bujqësi.

Ky është një fshat që ka histori të lashtë. Një fshat me bukuri natyrore që konsiderohet si porta e parë që mirëpret turistët që drejtohen drejt malit të Çajupit.

Pavarësisht se një pjesë e banorëve janë larguar në mërgim ata e duan shumë fshatin e tyre dhe shtëpitë i kanë rregulluar për ti kaluar pushimet aty.

Gazetare B. Gjyli

/RTSH/