RTSH 24 Live

Sociale

Rritja e interesit për zanate shton nxënësit në shkollën profesionale të Lushnjës

2 orë para

Rritja e interesit për zanate shton nxënësit në shkollën profesionale të Lushnjës

Është rritur kërkesa e të rinjve që zgjedhin të ndjekin shkollën profesionale në Lushnje. Interes për regjistrim kanë shfaqur sidomos djemtë nga jugu i vendit, për të studiuar dhe përfituar dije në zanate të tilla si elektricist, hidraulik, mekanik apo IT. Një pjesë e tyre thonë se për të punuar jashtë vendit duhet një zanat i certifikuar, ndërsa pjesa tjetër shprehet se e gjen veten në bizneset vendase.

Sipas drejtorit të këtij institucioni, për shkak te rritjes se kërkesave do të investohet 2.5 milion euro për zgjerimin e kapaciteteve të objektit dhe në pajisjen me laboratorë moderne.

“Jo më larg se dje firmosëm investim që do të bëhet në shkollë prej 2.5 milion euro që zgjatet në dy faza që tregon më së miri interesimin maksimal që ka qeveria shqiptare kundrejt shkollave profesionale”, u shpreh Ardian Prifti, Drejtori i Shkollës Profesionale, Lushnje

Sipas drejtuesve të këtij institucioni, duke ofruar një diplomë që njihet në vendet evropiane,  70% e nxënësve të kësaj shkolle, interesohen të punësohen jashtë vendit.

/RTSH/