RTSH 24 Live

Sociale

Programi Global i Cilësisë dhe Standardeve trajnon fermerët në rajonin Korçës

3 orë para

Programi Global i Cilësisë dhe Standardeve trajnon fermerët në rajonin Korçës

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial, është ndalur në Korçë për turin e trajnimeve për standardin GlobalGAP. Përmes këtyre trajnimeve, UNIDO Albania me mbështetjen e qeverisë zvicerane synon të përmirësojë standardet e prodhimit bujqësor të fermerëve të bimëve aromatike mjekësore, duke synuar nivele të larta të sigurisë ushqimore dhe cilësisë së produkteve, si dhe hapjen e mundësive për tregjet ndërkombëtare që kërkojnë produkte të certifikuara.

Qëllimi i këtij trajnimi është rritja e aftësive të fermerëve për të kuptuar se standartet për tregjet e BE-së për ti aksesuar ato në tregjet ndërkombëtare. Kjo duke rritur cilësinë dhe sigurinë ushqimore së pari për konsumatorin shqiptar sepse këto produkte nuk janë destinacion vetëm tregjet e BE-së por edhe për tregun vendas”, u shpreh Benard Limani, ekspert i bujqësisë.

Vlen të theksohet fakti se janë rritur aplikime për procesin e certifikimit GlobalGAP.

Sot kompani shqiptare po shtojnë aplikimet dhe po rrisin sipërfaqet me certifikimin GlobalGAP”, u shpreh Limani.

Trajnimet për standardin GlobalGAP janë të rëndësishme për një sërë arsyesh, veçanërisht për fermat dhe bizneset në sektorin e bujqësisë që synojnë të përmbushin kërkesat e tregut ndërkombëtar dhe të përmirësojnë qëndrueshmërinë e tyre.

Gazetare: E. Fili

/RTSH/