RTSH 24 Live

Sociale

I shtruar tek “Shefqet Ndroqi”, kompozitori Limoz Dizdari del nga intubimi

18/05/2022

I shtruar tek “Shefqet Ndroqi”, kompozitori Limoz Dizdari del nga intubimi
Manastirliu vizion kompozitorin Limoz Dizdari

I shtruar prej disa ditës në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, kompozitori i njohur Limoz Dizdari ka dalë nga intubimi. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar kompozitorin ndërsa ka vlerësuar punë fantastike të mjekëve.

Jam shumë e emocionuar, sinqerisht keni bërë një punë fantastike. Bravo. Keni vënë edhe muzikën e vetë. Mjeshtri Dizdari tashmë është mirë. Jemi rikthyer ashtu të fortë, si dikur. Jam falenderuese, isha e bindur që do t’ja dilnit, falë përkushtimit tuaj, falë profesionalizmit tuaj, patjetër edhe vullnetit të Limozit që nuk i mungon, për t’ja dalë”, u shpreh Manastirliu.

Sipas mjekëve që kanë asistuar kompozitorin "ndërhyrja ka qenë delikate dhe e kryer ne kushtet e intubimit, ku i janë vendosur 4 stenda. Problematikat ishin jo vetëm pulmonare, ku dominonte një pneumoni të rëndë, por edhe një insuficiencë kardiake, që u desh të stabilizohej falë punës së gjithë stafit. Pas hapjes së arterieve dhe vendosjes së 4 stendave, për fat kompozitori reagoi mirë për dy ditë".

 /rtsh.al/