Një muaj pasi SPAK e dërgoi për gjykim, deputeti demokrat Asllan Dogjani është paraqitur këtë të premte (10 janar) në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku do të mbahet seanca paraprake për të bërë vlerësimin e kalimit ose jo të dosjes për gjykim.
Kujtojmë se Dogjani u morë i pandehur nga SPAK për deklarim të rremë të pasurisë.
Sipas SPAK, Dogjani ka bërë deklarim të rremë për përfitimin e një apartamenti me sipërfaqe 128.4 m2, i cili ndodhet në rrugën “Hamid Shijaku” në Tiranë.
Më 24 Mars 2010, në deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës pranë ILDKPKI, Dogjani deklaroi se e kishte përfituar apartamentin nga një shoqëri ndërtimi, në këmbim të konsulencave juridike që i kishte ofruar dhe do t’i ofronte në të ardhmen. Të njëjtin deklarim ai e bëri edhe pas zgjedhjes së tij si deputet.
Por sipas SPAK, nga hetimet ka rezultuar se apartamenti është paguar cash nga Dogjani, në vlerën e 121.980 euro.
/rtsh.al/