Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur qëndrimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Përmes një reagimi në Facebook. Kreu i AAK-së shprehet se këto qëndrime janë jo vetëm të drejta, por konfirmojnë edhe njëherë të drejtën e Kosovës për anëtarësim në institucionet euro-atlantike.
“Qëndrimet e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, jo vetëm që janë të drejta por konfirmojnë edhe njëherë të drejtën e Kosovës për anëtarësim në OKB dhe në institucionet euro-atlantike dhe të drejtën e Ukrainës që ta fitojë luftën kundër agresionit rus. Faleminderit!”, ka shkruar Haradinaj.
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, Kryeministri Edi Rama, i cili drejtoi Debatin e Hapur të Nivelit të lartë, tha se Rusia nuk mund të përdorë Kosovën si pretekst për të “rrëmbyer” territore në Ukrainë.
/rtsh.al/