Hapet për herë të parë kursi I riparimit të telefonave celularë, në Drejtorinë Rajonale të Ofrimit të Formomit Profsonal në Korçë. Kjo risi vjen për të gjithë të rinjtë të cilët duan të praktikojnë dhe të kenë të liçensuar këtë profesion. Drejtorja Anxhela Taho bën me dije se kërkesat kanë qënë të shumta por për shkak të vetë situatës mësimi zhvillohet me pak kursantë.
Ky kurs ka ardhur si kërkese e biznesit duke parë dhe tregun e punës për këtë degë e cila është e preferuar. Qëndra e formimit profesional në Korçë është e para që e ka hartuar këtë kurikul në bashkëpunim me biznesin dhe me specialistët të cilët japin mësim.
Rezultatet e para nga ky kurs për mundesinë e punësimit pritet të dalin jë janar 2021, periudhë kur mbaron dhe kursi i parë 5 mujor.