RTSH 24 Live

Art

Gjergji Lipe, përmetari që flet përmes pikturës, skulpturës dhe gurgdhendjes

15/01/2025

Gjergji Lipe, përmetari që flet përmes pikturës, skulpturës dhe gurgdhendjes

Gjergji Lipe është njeriu që të gjithë e njohin në Përmet, pasi prej pesë dekadash është bërë pjesë e arteve si piktura, skulptura, gdhendja e gurit dhe e mermerit. Pavarësisht se nuk ka pasur arsimim formale në këto fusha, talenti i tij i natyrshëm e ka bërë atë të njohur dhe të vlerësuar nga komuniteti.

Ai ka një aktivitet të pasur të pasur krijues dhe artistik. Është autor i shumë veprave në rreth 5 dekada.

Ai tregon se puna e tij, megjithëse nuk vlerësohet gjithmonë materialisht, i ofron një kënaqësi të thellë shpirtërore. Pothuajse gjithmonë frymëzimin e gjen pranë  lumi “Vjosa”.

Puna e Gjergjit është e njohur dhe e vlerësuar edhe nga turistët, të cilët marrin prej tij suvenire të veçanta nga Permeti.

Kur shkoj nga lumi, gjej dhe bëj ndonjë gur. Kur vijnë turistët në verë, blejnë nga veprat e mia”, tha Lipe.  

Veprat e tij, që përfshijnë suvenire të veçanta, vazhdojnë të mbajnë frymën e artizanatit të vjetër, dhe ai mbetet i lidhur ngushtë me këtë pasion edhe në moshën 67 vjeçare, duke ruajtur një lidhje të thellë shpirtërore me krijimtarinë e tij.

Gazetare Leonida Koçiu

/rtsh.al/