RTSH 24 Live

Botë

Franca shkatërron 35,000 shishe "shampanjë" për shkelje të rregullave të emërtimit

25/05/2023

Franca shkatërron 35,000 shishe "shampanjë" për shkelje të rregullave të emërtimit

Policia kufitare franceze ka shkatërruar rreth 35,000 shishe pije që quheshin shampanjë. Zyrtarët doganorë në portin verior të Le Havre thanë se shishet e kishin origjinën nga Haiti dhe përmbanin një "lëng portokalli të ndezur".

Ato u sekuestruan në tetor 2021 pasi dogana vuri re etiketën e tyre "Couronne Fruit Champagne".

Vetëm produktet e verës së gazuar nga rajoni francez i shampanjës mund të përdorin këtë emër.

Emri është caktuar sipas sistemit të Kontrollit të Origjinës së Francës (AOC), i cili supozohet t'u japë atyre përdorimin ekskluziv të fjalës në vendet që ndjekin ligjet e BE-së për treguesit e veçantë gjeografikë.

Aktualisht janë më shumë se 121 vende që ndjekin vendimin për përdorimin e emrit, sipas shoqatës tregtare të shampanjës. Me rregulla të tilla mbrohen edhe feta (djathi) greke, parmixhani italian dhe djathi blu britanik Stilton.

Doganat franceze thanë se shishet e pijes portokalli ishin të destinuara për shitje në tregun francez./BBC

/rtsh.al/