RTSH 24 Live

Botë

Trump ndalon fondet për agjencinë palestineze të refugjatëve

3 orë para

Trump ndalon fondet për agjencinë palestineze të refugjatëve

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti Donald Trump ka ndaluar fondet për agjencinë palestineze të refugjatëve, teksa ka publikuar tekstin e dy urdhrave të reja presidenciale të nënshkruara nga Trump.

Teksti i parë ka të bëjë me memorandumin që udhëzon qeverinë amerikane të vendosë "presion maksimal" ndaj Iranit.

Sipas Trumpit, SHBA duhet t'i japë fund “tolerancës së administratës së mëparshme ndaj kërcënimeve të Iranit të qytetarëve dhe kompanive amerikane” dhe se Trump “nuk do të tolerojë që Irani të zotërojë një aftësi armësh bërthamore”.

Ai gjithashtu nënshkroi një urdhër ekzekutiv që zgjati një ndalim të financimit për agjencinë palestineze të refugjatëve, Unrwa.

Departamentet dhe agjencitë ekzekutive nuk do të përdorin asnjë fond për një kontribut, grant apo pagesë tjetër për Unrwan”, thuhet në urdhër.

Sipas Trumpit, “agjencia është infiltruar nga anëtarë të grupeve të përcaktuara prej kohësh nga [SHBA] si organizata të huaja terroriste” dhe se punonjësit e saj ishin të përfshirë në sulmin e Hamasit në Izrael më 7 tetor.

Izraeli ka akuzuar 18 punonjës të Unrwas se kanë marrë pjesë në sulm. Një hetim i OKB-së më pas zbuloi se nëntë punonjës mund të kenë qenë të përfshirë në këtë sulm dhe agjencia i pushoi ata.

Megjithatë, zyrtarët e OKB-së hedhin poshtë shumicën e akuzave të Izraelit kundër tij dhe këmbëngulin se Unrwa është e paanshme.

/rtsh.al/