Avokati Detar Hysi në një lidhje telefonike për emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH ka hedhur poshtë akuzat që rëndojnë mbi Laert Haxhiun. Për më tepër Hysi theksoi se faktet dhe provat tregojnë që Laertit po i behët padrejtësi dhe se nuk ekzistojnë pamje filmike që Laert Haxhiu është duke qëlluar.
“Bëhet fjalë për një vrasje e vitit 2017 me dy viktima, Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha. Në shkallë të parë Laerti është dënuar me burgim të përjetshëm dhe tani jemi në Apel. Është bërë një seancë ku unë kam bërë kërkesë dhe gjykata ma rrëzoi. Pasnesër është mbrojtja ime dhe besoj do jepet një vendim. Është ngjarja e vitit 2017 në Lushnjë, ku të akuzuar kanë qenë tre veta, Orges Bilbilii dënuar me burgim të përjetshëm në dy shkallë, Anterio Kaloshi edhe ai i dënuar në dy shkallë me burgim të përjetshëm dhe Laert Haxhia që ka marrë burgim të përjetshëm në shkallën e parë vetëm sepse ka qenë në Greqi.
Ndaj pati vonesa procesi. Tani jemi në Apel, të mërkurën në orën 10 kemi ne të drejtë për të realizuar mbrojtjen dhe besoj se do jetë edhe vendimi atë ditë. Mbrojtja jonë është realizuar në dy drejtime. Akuza është ngritur mbi një video që ka sjellë babai i njërit nga viktimat Zamir Latifi, babai i tij quhet fatos, ka sjellë një video të cilën nuk tregon burimin ku e ka marr. Babai i viktimës thotë se do e tregojë ku e ka marr videon kur të dënohet Laerti, Laerti është i dënuar, pse nuk e tregon burimin tani? Shteti tani e merr të mirëqenë këtë video. Sot në botën digjitale çfarë nuk bëhet. Unë kërkova gjykatës një akt ekspertimi, me një grup ekspertësh ta qartësojmë nëse janë këta, gjykata ma rrëzoi.
Në video janë duke pirë kafe këta, në një restorant i cili është larg nga vendi i ngjarjes janë larg vendit të ngjarjes. E marrë të mirëqenë se janë këto duke pirë kafe, por s’janë tek vendi i ngjarjes, janë larg vendit të ngjarjes. Ka gjithashtu dëshmi nga familjarë të viktimës, Zamir Latifi, dhëndri i tij, babai, një kushëri i tij. Pamjet filmike që duket Laert Haxhiu duke qëlluar”, u shpreh avokati i Laert Haxhiut, Detar Hysi.
Laert Haxhiu u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë burg përjetë pasi akuzohet për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe për plagosjen e Marjus Xhepexhiu dhe të Bujar Turkut.
/rtsh.al/