Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Dimal-Berat, në vendin e quajtur Morave, ku 30-vjeçarja, Lavdie Gj., ka humbur jetën. Ajo ishte duke kaluar rrugën për të shkuar në anën tjetër me fëmijën e saj 2-vjeçar, kur u godit nga një automjet BMË me targa AC666AT, i drejtuar nga shtetasi A. Tafa.
Fatkeqësisht, 30-vjeçarja humbi jetën në vendngjarje, ndërsa fëmija e saj, shpëtoi pa lëndime të rënda.
Sipas hetimeve paraprake, drejtuesi i automjetit, A. Tafa, nuk ishte nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit. Ai u shoqërua në Komisariatin e Beratit për t'u pyetur rreth shkaqeve që çuan në këtë aksident fatal.
Aksidentet e shumta që kanë ndodhur në këtë aks rrugor gjatë viteve të fundit kanë nxjerrë në pah mungesën e ndriçimit, ndërsa pranë kësaj rruge jetojnë një numër i madh familjesh.
/rtsh.al/