RTSH 24 Live

Aktualitet

Fier- Arrestohen tre shtetas nga Divjaka, plagosën me thikë 2 të mitur

2 orë para

Fier- Arrestohen tre shtetas nga Divjaka, plagosën me thikë 2 të mitur

Policia e Fierit bëri të ditur se ka prangosur tre shtetas pasi për motive të dobëta kanë goditur me thikë 2 të mitur.

Sipas policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan shtetasit K. A., 21 vjeç, dhe E. M., 18 vjeç, të dy banues në Divjakë, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur 17 vjeç, pasi këta 3 shtetas, për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (thikë), 2 shtetas të mitur. Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/